Korçë: arrestohen dy inspektorë të AKUsë

Dy inpektorë të AKUsë në Korcë janë arrestuar për shpërdorim detyre. Të arrestuarit janë Feridon Ibi, 55 vjeç, banues në Pogradec, Dashamir Çaushi, 63 vjeç, banues në fshatin Qershizë, të dy me detyrë inspektorë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Korçë. Ata akuzohen se kanë favorizuar një shtetas të kalonte nga Maqedonia drejt shqipërisë një sasi të konsiderueshme rrushi industrial, duke i përpiluar një raport fitosanitar për tjetërsimin e cilësisë të këtij produkti, nga mall me akcizë në mall pa akcizë, me qëllim që të shmangte detyrimet doganore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet