Korrigjim lajmi/ Ekspertët e shëndetit publik kërkojnë përfshirjen e 3 vaksinave të reja

Hermesnews publikon dhe një herë lajmin e datës 14 Maj 2016 Ekspertët e shëndetit publik kërkojnë përfshirjen e 3 vaksinave të reja duke ju kërkuar falje lexuesve për disa pasaktësi në përmbajtjen e tij. Më poshtë korrigjimet:

Sipas një deklarate të fundit të bërë nga Menaxherja e programit kombëtar për imunitetitin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive në Departamentin e shëndetit publik në Tiranë Erida Nelaj, përfshirja në kalendar për 3 vaksinat e reja do të jetë për gjithë vitit dhe jo vetëm për sezonin e verës. "Ne po synojmë të fusim edhe vaksina të tjera dhe për futjen e një vaksine punohet 2-3 vjet përpara. Këto vaksina që ne ende nuk i kemi futur, këto mund të quhen si vaksina shtesë, siç mund të jetë ajo e rotavirusit apo e variçelës meningokok në raste të rralla kur udhëtohet, pasi për Shqipërinë nuk shihet si prioritet, apo vaksina e gripit”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet