Korrupsioni: mbi 40 zyrtare u denuan ne 2 vitet e fundit

Gjatë dy viteve të fundit në Tiranë janë dënuar për veprën penale të 'korrupsionit aktiv' mbi 40 zyrtarë. Lajmi u bë i ditur nga Prokuroria e tiranës. Sipas saj, gjatë periudhës 2015-2016 janë hetuar gjithsej 43 raste, ndër ta kanë marrë dënim 42 prej tyre. Ky numër gjithsesi është i ulët në krahasim me rastet e dërguara nga Kontrolli i lartë i shtetit. Gjatë dy viteve të fundit prokuroritë në shkallë republike kanë hetuar 105 raste funksionarësh që janë hetur për korrupsion aktiv. Numrin më të madh të hetimeve e ka patur Tirana dhe Shkodra me nga 15% dhe 13%, ndërsa Vlora dhe Durrësi me nga 9%.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet