Ceremoni shtetërore për Bajram Rexhepin, Thaçi: ''do të na mungojë''
Rama: ''i'a doli aty ku shumëkush nuk i'a del dot''

Ndërron jetë ish kryeministri i kosovës Bajram Rexhepi. Rexhepi ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit, në një prej spitaleve të turqisë, pasi ka qëndruar në koma për disa kohë rresht. Më parë i ishte nënshtruar një operacioni në tru në Qendrën klinike universitare të kosovës. Për shkak të gjendjes së rëndë, pasi mediat thanë se kishte pësuar dhe atak në zemër, ai ishte transferuar në Turqi.

Ngushëllime për familjarët dhe nga Presidenti Hashim Thaçi në Facebook. "Maturia, durimi, por edhe guximi për të vepruar kur duhej , ishin shembull për të gjithë kolegët e tij", shkruan Thaçi.

Ish kryeministri i kosovës Bajram Rexhepi do të varroset me ceremoni shtetërore. Kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova sot ka humbur një personalitet, një njeri të devotshëm, një mjek të mirë dhe një aktivist të lirisë e të pavarësisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet