Kosova përkujton viktimat e masakrave serbe, Haradinaj: do të kërkojmë gjithmonë drejtësi për viktimat

Kanë kaluar 20 vjet që kur forcat serbe kryen masakra në tre fshatrat e Rahovecit, Celine dhe Brestovc. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se vendi i tij do të kërkojë gjithmonë drejtësi për viktimat. “Kur i kujtojmë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijët, e masakrës së 25 marsit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc, e ndjejmë sa rëndë peshon liria e Kosovës sonë të shtrenjtë. Ne, si shoqëri dhe shtet, nuk do të pushojmë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë” u shpreh Haradinaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet