Koha për të ndërruar patentat. Shteti u kërkon qytetarëve para të tjera

TIRANE - Bashkimi europian imponon një rregull të ri për patentat shqiptare që duhet të shoqërohet dhe me kosto të reja shtesë për shtetin shqiptar. Zotëruesit e lejeve të drejtimit për automjetet duhet të pajisen me patenta të reja. Në vend të kategorive të patentave A, B, C, D, BE, CE, DE do të jenë A1, A2, A, B1, B, BE, C1, CIE, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Të parët që do të pajisen me kartonët e rinj, janë qytetarë që regjistrohen në autoshkollat për të bërë kursin për marrje patentës. Ndërkohë, ende nuk është përcaktuar se si do të veprohet me ata, që aktualisht e kanë kartonin dhe janë brenda afatit të skadencës. Opsionet janë dy: qytetarët mund të mbajnë kartonët aktualë deri kur të vijë koha e rinovimit, ose mund të imponohet ndryshimi i tyre kundrejt një tarife të caktuar ose pa pagesë. Kjo do të përcaktohet në udhëzimet apo akte të tjera nënligjore, që do të nxjerrë ministri i Transporteve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet