Politikanët i telefonojnë OSBEsë, kërkojnë sqarime për raportin

Rauning: ''shpreh keqardhjen për shqetësimin që ky informacion mund t’u ketë shkaktuar personave të përmendur në materialin informues''

TIRANË - Disa ditë më parë në media u publikua një raport që fliste për lidhjet e politikës me botën e krimit dhe të biznesit. Kryetari i Prezencës së OSBEsë në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig sqaroi se ato ishin informacione të brendshme të OSBEsë dhe të marra nga mediat e kohës. “Lejomëni t'a shpjegoj qartë: informacioni i botuar nuk përfaqëson as politikën e OSBEsë apo pikëpamjen tonë zyrtare, as nuk përbën një vlerësim apo gjykim dhe as nuk ka shërbyer si bazë për raporte të tjera. Përmbledhja ishte thjesht një grumbullim informacioni nga raportime të medias shqiptare dhe pretendimeve që qarkullonin në publik. Prezenca nuk e verifikoi informacionin e përdorur, pasi qëllimi i asaj përmbledhje ishte pasqyrimi i pretendimeve dhe jo përcaktimi i të vërtetës. Prezenca shpreh keqardhjen për shqetësimin që ky informacion mund t’u ketë shkaktuar personave të përmendur në materialin informues” tha Raunig që me këtë rast qetëson politikanët që mund të kenë ngritur telefonat për sqarime në zyrat e OSBEsë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet