Kreu i hipotekës: regjistri elektronik për pronat shmang mbivendosjet e së shkuarës

Hipoteka ka filluar punën për krijimin e regjistrit elektronik, ku do të dokumentohen 700 mijë pasuri. Ky projekt pritet të përfundojë brenda 9 muajve për zonat urbane. Sipas kreut të hipotekës, Ilirjan Muho, synohet që të gjithë të dhënat që janë në letër, të hidhen në format dixhital, duke korrigjuar edhe gabimet e së shkuarës. Muho shprehet se ky projekt do të bëjë të mundur shmangjen e gabimeve, të cilat kanë krijuar mbivendosje. Kreu i hipotekës është shprehur, se tashmë që informacioni ndodhet në format dixhital, fitohet më shumë kohë, si dhe rritet volumi i punës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet