Krijimi i SPAK, KLP u jep prokurorëve dhe 1 muaj afat

Brenda një muaji prokurorët duhet të kënë gati dokumentet që nevojiten për tu bërë pjesë e strukturës më të re që pritet të zbulojë skandalet dhe të vendosë pas hekurave kokat e mëdha. Hapja e garës u bë sot në mbledhjen e Këshillit të lartë të prokurorëve. Në mbledhjen që do të zhvillohet sot, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që të shpallë vendet vakante për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK. Burimet nga KLP thanë se mund të kandidojnë të gjithë prokurorët, që kanë mbi 10 vite eksperiencë dhe nuk kanë pasur masë disiplinore në fuqi. Ndërsa përjashtohen nga kandidimi anëtarët e Këshillit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet