Krimet e Rënda nuk tërhiqen, kërkojnë sërish bllokimin e pasaportës së Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk heq dorë nga kërkesa për bllokimin e pasaportës së Sajmir Tahirit. Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka bërë rekurs Gjykatës së Lartë më 7 shkurt të këtij viti, kundër vendimit që i ktheu ish ministrit pasaportën. Prokuroria kërkon nga gjykata që të vendosë sërish masën shtrënguese për bllokimin e pasaportës. Gjykata e Apelit për krimet e rënda zhblloki pasaportën e ish-Ministrit të Brendshëm në 26 dhjetor të 2017 pas një kërkese të depozituar nga avokatët e tij. Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri po hetohet nga Krimet e Rënda, pasi akuzohet se ka favorizuar anëtarët e dyshuar të grupit Habilaj në trafikun e kanabisit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet