Krimet e rënda lënë në burg Shullazin

Gjykata për krime të rënda nuk pranoi të ndryshojë masën e sigurisë për Emiljano Shullazin, i cili po hetohet në ‘arrest me burg’, si i dyshuar për gjashtë vepra të rënda penale. Në seancën ku Shullazi nuk ishte i pranishëm personalisht, përfaqësuesi i tij ligjor, i kërkoi trupit gjykues në rivlerësim të masës së sigurisë së klientit të tij. Avokati mbrojtës ka pretenduar se organi i hetimit, nuk ka ende një provë konkrete kundër Shullazit, dhe se ky i fundit po qëndron në qeli vetëm mbi bazën e thashethemeve mediatike. Pretendimet e avokatit janë kundërshtuar nga përfaqësuesi i Prokurorisë. Ky i fundit ka vënë në dijeni kryesuesin, Idriz Mulkurti, për veprimet hetimore të kryera për dosjen. Sipas tij, pritet përfundimi i disa akteksperimenteve të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, të sekuestruara për llogari të hetimit.

Emiljano Shullazi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi u arrestuan më 19 prill të 2016ës. Ata akuzohen për veprat penale të ‘gjobvënies’, ‘kanosje për përfitim pasurie’, ‘trafik droge’, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal. Tre të dyshuarit nuk i kanë pranuar akuzat ndaj tyre, duke i konsideruar si të pabaza dhe të padrejta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet