Krimi i organizuar shqiptar arrin të infiltrohet në ekonomi dhe të krijojë lidhje me çfarëdo eksponenti të politikës

Krimi shqiptar i lidhur me profesionistët e institucioneve

Eksponentë të politikës shqiptare janë të lidhur me krerët e mafias dhe krimit të organizuar. Prokuroria i antimafias në Itali Federico Cafiero de Raho pati dje një vizitë në Tiranë. Ai foli rreth funksionimit të krimit të organizuar shqiptar, ku shtoi se po vepronte si Ndragheta italiane dhe se është përfshirë në trafikun e drogave të forta.

Krimi shqiptar i referohet modelit italian dhe ushtron kontroll në territor. Krerët janë të lidhur me ato të niveleve të larta në Itali dhe paratë investohet brenda shqipërisë dhe jashtë saj. Kanë lidhje të forta në politikë. "Arrin të infiltrohet në ekonomi dhe të krijojë lidhje me çfarëdo eksponenti të politikës, atje ku si në Itali, lëviz duke u ballafaquar me subjekte, që në dukje janë profesionistë, pra, njerëz ndonjëherë edhe të institucioneve, të cilët janë të lidhur me subjekte të nivelit të lartë dhe arrijnë të administrojnë interesat e krimit të organizuar, nëpërmjet kanaleve të infiltrimit, gjithmonë e me të thella", tha Raho.

“Trafiku i narkotikëve përbën aktivitetin kryesor të kriminalitetit, në këtë kuptim është i lidhur me kriminalitetin e ‘Ndraghetas’, prandaj është projektuar për një treg europian. Këtë duhet ta theksoj gjithmonë. Sot kemi përpara syve një kriminalitet gjithmonë më të vështirë për ta dalluar, sepse ai fshihet nën profesionistët apo në figura që janë në gjendje të ushtrojnë aktivitet ekonomik të nivelit të lartë. Prandaj, politika ka një rol thelbësor që të ndalojë, pengojë dhe largojë infiltrimin e mafies”, shtoi ai më tej.

Prokurori Kombëtar i Drejtorisë Antimafia dhe Antiterrorizmit në Itali, Federico Cafiero de Raho, ishte i pranishëm dje në konferencën për “Administrimin dhe menaxhimin e pasurive të sekuestruara”, në kuadër të së cilës u prit nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet