Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve takon Papa Françeskun

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka zhvilluar një vizitë në Vatikan, ku për 45 minuta është takuar me Papa Françeskun. Gjatë këtij takimi kreu i Kishës Katolike theksoi se 3 gjëra i kanë mbetur në mendje gjatë vizitës në Shqipëri, të cilat ishin rinia, varrezat e shumta, të cilat sipas Papës tregojnë vuajtjet e popullit shqiptar, dhe vëllazërinë mes komuniteteve fetare në vend. Papa Francesku dërgoi dhe një lutje për popullin shqiptar.

“Popullit shqiptar, me gjithë zemër, i jap bekimin tim dhe e lus Zotin ta mbrojë, ta ndihmojë të ecë përpara e kurrë, kurrë, kurrë, të mos e lejojë luftën ndërmjet bijve të tij. Amen!”, ishte lutja e Papës.

Nga ana e tij, Baba Haxhi Dede Edmond Brahimaj përgëzoi Papën për mesazhin në mbështetje të refugjatëve myslimane, duke u kërkuar shteteve të hapin jo vetëm dyert e shtëpive, por edhe të shpirtrave për ta. Gjithashtu Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve u shpreh se Shqipëria dhe komuniteti i bektashinjve bashkohen me thirrjet e Papës për luftë kundër rrymave radikale e terroriste.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet