Kryeprokurorja flet për herë të parë: Prisni surpriza në prokurori

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, që pas marrjes së deyrës së saj ka zhvilluar sot takimin e parë me gazetarët. Duke theksuar se prioriteti i saj do të jetë gjithmonë zbatimi i ligjit, Marku ka paralajmëruar se do të ketë surpriza në organin e akuzës.

“Prioriteti im është të zbatoj ligjin. Do të ketë shumë ndryshime dhe do të shihni surpriza”. Duke komentuar situatën akuale për largimin e disa prokurorëve Marku u shpreh se: "Tensionet nuk janë krijuar prej meje”. Marku i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve nëse do të zhvendosej apo jo drejt Tiranës: "Nuk kam menduar të largohem nga Shkodra pasi e shoh të përkohshëm këtë post. Megjithëse nuk do ti thoja jo", ka mbyllur fjaln e saj kryeprokurorja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet