Kryeprokurorja zbulon të tjera shkelje në prokurori, reagime të ashpra ndaj zyrtarëve

Gjatë analizës së saj vjetore në prokurorinë e Fierit, kryeprokurorja Marku ka konstatuar shkelje të zyrtarëve. Ajo është shprehur se janë frenuar hetimet e veprave penale në fushën e korrupsionit. Që nënkupton një mosbashkëpunim ndërmjet prourorisë shërbimeve të policisë gjyqësore dhe agjencive të tjera ligjzbatuese. Përtej kësaj Marku tërhoqi vëmendjen për numrin jashtëzakonisht të ulët në fushën e tatim-taksave ndërkohë që sjelljet që cënojnë legjisalcionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që sjelljet që cënojnë legjislacionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht. "Fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa patur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale", ka thënë Marku.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet