Kryeqytetasit 'thyejnë' izolimin/ Qytetarët: S’ka kuptim, 5 ditë plot e fundjava mbyllur

Edhe pse gjatë javës Kryeqyteti ishte kthyer ne normalitet,fundjava eshte tërësisht ndryshe. Te premten, Ministria e shëndetësisë publikoi urdhrin e kufizimit të lëvizjeve për fëmijët, pensionistët dhe bizneset.

Por kjo e shtunë, e gjeti Tiranën me rrugë të mbushura plot me njerëz e dyqane hapur, madje edhe lokale. Zona e liqenit artificial vazhdon të jetë e mbyllur duke krijuar pakënaqësi tek njerëzit.

Qytetarët thonë se pas një jave lirie, vendimi për mbylljen e fundjavës ishte i panevojshem. Por të tjerë besojnë se izolimi është mënyra me e mirë për të përballuar pandeminë.

Mbyllja e të gjithë aktiviteteve dhe bizneseve ka shqetësuar dhe shoferet e taksive. Sipas tyre, izolimi I njerëzve ka reduktuar të ardhurat. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe si Tirana, Durrësi, Shkodra, Kurbini dhe Kruja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet