Kthehen në Shqipëri 160 shtetas që tentuan azil

Janë kthyer nga vendet e BE-së 160 shtetas shqiptarë të cilët kërkonin azil. Ata janë riatdhesuar me një avion të posaçëm në aeroportin e Rinasit. Nga këto 160 shtetas, 69 prej tyre janë deportuar nga Gjermania, 31 nga Franca, si dhe 60 nga Anglia. Arsyeja e mospraimit të azilit dhe rikthimit në vend është abuzimi i kërkesave për azil nga këta persona. Vetëm gjatë tre muajve të fundit janë riatdhesuar 2559 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë kërkuar azil dhe 1496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapësirën Schengen. Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se nuk ka asnjë shank për të fituar azil në vendet e BE, ndaj mos shpenzoni kohë dhe para.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet