Pronat: Manjani, largime nga puna në rast vonesash

Jo më vonesa kohore dhe burokraci kur bëhet fjalë për pronën. Kjo ka qënë kryefjala e takimit, që ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, zhvilloi dje me drejtuesit e disa institucioneve që kanë në ngarkim çështjen e pronës. Tejet i drejtpërdrjtë dhe duke mos kursyer tonet e ashpra, Manjani kërkoi nga AATP, ALUIZNI dhe Hipoteka, që të përcjellin në kohë informacionin mes tyre, duke shmangur vonesat në shërbimin ndaj qytetarëve. Ai bëri të qartë se në proçesin e nisur me ligjin e ri, përparësi duhet të marrë kthimi fizik i pronës. Manjani u la afat institucioneve deri në muajin gusht. Minstri paralajmëroi largime nga puna nëse nuk u jepet zgjidhje kërkesave të qytetarëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet