Ku janë të dhënat e Klement Balilit ?

Sistemi TIMS i Policisë së shtetit ka shumë pak të dhëna për Klement Balilin, i konsideruar në Greqi si ‘Baroni i drogës’. Për 44 vjeçarin nga Saranda, nuk figuron as arrestimi në 2006 dhe lirimi, pasi Prokuroria e krimeve të rënda pushoi hetimet ndaj tij. Në sistem nuk ndodhet gjithashtu as padia e bërë nga Bashkia e Sarandës për ndërtimin e kompleksit ‘Santa Quaranta’. Sipas burimeve nga Prokuroria, dy janë mundësitë në këtë situatë: ose të dhënat nuk janë hedhur asnjëherë, ose janë hedhur e më pas janë fshirë. Varianti i dytë është më pak i mundshëm pasi çdo fshirje apo ndërhyrje në sistemin TIMS lë gjurmë. Në TIMS nuk është hedhur gjithashtu as edhe një informacion në lidhje me grupin e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku bënte pjesë edhe Balili. Në sistem janë hedhur vetëm disa prej udhëtimeve që ka bërë 44 vjeçari në Kosovë apo Mal të zi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet