
SPAK pritet të hetojë lidhjet me trafikun e drogës
Një prej emrave më të kontestuar nga demokratët ndërkombëtarët dhe opinioni publik shqiptar i akuzuar për lidhje me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar dhe ish polici Pjerin Ndreu, eksponent i PS, anëtar i Komisionit të sigurisë kombëtare. Fjalët thonë se ai akuzohet për nxitjen e dhunës në protestën e 21 Janarit, dhe dyshohet për lidhjet e tij me trafikun e drogës, duke përdorur sigurisht imunitetin që i jep ligji. Por ende nuk ka akuza zyrtare për këtë. Herën e fundit që foli në parlament për 21 janarin i ftoi qytetaret të kenë besim tek partia e tij.
Burime të pakonfirmuara zyrtarisht flasin për një xhiro prej 30 kilogramë drogë heroine ne ditë në Tiranë, drogë kjo e shpërndarë sipas zonave të kontrollit. SPAK pritet të nxjerrë në dritë dhe të hetojë shumë emra të politikës të lidhur me krimin e organizuar.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet