Kujt i shërbejnë këto protesta?

Niveli i dhunës ishte më i lartë nga çfarë pritej dhe policia ishte e papërgatitur për ketë. A duhet të kishte dhunë? Ndoshta po, por niveli i saj ishte më i lartë nga çfarë pritej. Protestuesit goditën dyert e kryeministrisë me çfarë mundën, por më shumë sesa protestues dukeshin si punëtorë të paguar për të bërë një punë. Analisti Lubonja ndalet tek Policia dhe komenton se kordoni nuk ishte krijuar për të mbajtur një masë të tillë dhune. "Përgatitja me masa ishte se strategjia nuk ishte për të mbajtur një lloj kordoni. Problemi i madh i këtij kordoni ishte se efekti i tyre shkatërrues shkonte deri te Presidenca se ishte shumë gjë e rëndë”, tha Lubonja. Fakt ishte që protesta e djeshme bëri të sajën dhe opozita tregoi se mund të përdorte edhe dhunën, por ky nuk është thelbi. As opozita dhe as mazhoranca nuk kanë treguar vullnet për ndryshimin e Kodit zgjedhor deri tani, çfarë do të thotë se Shqipëria ende vazhdon të mbahet peng i interesave të klaneve, dhe jo interesit të përgjithshëm të shqiptarëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet