Kur do të merret drejtësia me aksidentin e Mira Kazhanit?

17 vjeçari Nertil Pellumbi ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit që ndodhi në autostradë. Lajmin e parë e bëri publik ish Kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi hapur gazetaren Mira Kazhani se kishte pirë dhe se e kishte aksidentuar minorenin.

"Unë nuk pi alkol", iu përgjigj sot publikisht gazetarja Berishës.

Policia ende nuk ka folur në lidhje me këtë fakt.

Për herë të parë kanë reaguar dhe familjarët e Pellumbit. Ata përgënjështrojnë deklaratat e Kazhanit. Nuk kanë patur kontakt nga ajo. Djali i tyre kishte nëntë ditë në reanimacion dhe po luftonte për jetën.

Në programin e vet televiziv Adi Krasta thumboi Kazhanin me një pyetje të tipit: "Zonja Kazhani ku shkojnë paratë e bashkisë, a mundet që portali ... të bëjë një analizë se ku shkojnë këto para.’’ Kjo për shkak se zërat thonin se policia nuk kishte bërë detyrën e vet për shkak të ndërhyrjes së kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

Aksidenti po trajtohet më tepër mediatikisht me deklarata e kundërdeklarata, dhe në gjithë këtë drejtësia ende nuk ka dhenë detaje. Ka kaluar apo jo autostradën me vrap, në mënyrë të gabuar Pellumbi, është detaj që e trajton prokuroria. Në gjithë këtë, fakt është se gazetarja Mira Kazhani ka kryer një aksident, dhe nuk i duhet një ekran, por një avokat.

Kur do të flasë drejtesia?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet