Elvis Roshi

Nishani pritet të dekretojë datën e zgjedhjeve të reja në Kavajë

Pritet të zbardhet sot vendimi i gjykatës Kushtetuese për mandatin e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Vendimi më pas do t’i shkojë zyrtarisht subjekteve të interesuara përfshirë Presidentin e Republikës, i cili do të dekretojë datën e zgjedhjeve për këtë bashki. Në seancën e 7 marsit, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi i cili kërkoi shpallej të pavlefshme të disa neneve të ligjit të dekriminalizimit. Më 29 Dhjetor 2016 Komisioni qëndror i zgjedhjeve vendosi heqjen e mandatit për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, si dhe për deputetët e Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri. Po atë ditë qeveria e mori vendimin për shkarkimin e tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet