Me 118 vota pro, i hiqet mandati deputetit Prenga

Këshilli i mandateve dhe imunitetit ka miratuar mbrëmë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit deputetit Prenga

TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë miraton kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit socialist, Armando Prenga. Me 118 vota pro, 1 votë kundër dhe asnjë abstenim deputetët i hapën rrugën kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Prenga. Deputeti nuk ishte i pranishëm në sallën e parlamentit, ndërsa raporti i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve u votua pa u lexuar në seancë. Kërkesa për heqjen e mandatit u miratua mbrëmë nga Këshiili i mandateve dhe imuniteteve. Prenga akuzohet se në orët e para të datës 5 Shtator u përfshi në një konflikt të dhunshëm në Laç. Aty mbeten të plagosur shtatë persona. Deputeti Armando Prenga u arrestua në flagrancë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet