LSI kërkon ndryshimin e formulës së pranimit në universitete

Lëvizja socialsite për integrim ka nisur negociatat brenda koalicionit, pas ngërçit që ka ndodhur me formulën e pranimit të maturantëve nëpër universitete. Në mbledhjen e kërkuar nga kreu i kësaj force Ilir Meta, u arrit përfundimi se MAS duhet të ashkëpunojë më shumë me universitetet. Ky takim u pasua edhe nga dy të tjerë, fillimish me ministren Nikolla dhe më pas me rektorin Koni. LSI u ka propozuar atyre ndryshimin e udhëzimit nr. 13, mbi procesin e aplikimit dhe regjistrimit në universitete, i cili po mban në ankth mijëra maturantë. Një gjë të tillë e ka përjashtuar kategorikisht zv. ministri Redi Shtino. Sipas tij, qëllimi i kësaj formule është regjistrimi i çdo studenti, sipas meritë-preferencës.

Ndërkohë zv. ministrja Nora Malaj ka bërë publike formulën e përzgjedhjes për maturantët e pakënaqur. Sipas saj në raundin e dytë të pranimeve, duhet të ketë vetëm 5 alternativa, pasi bllokohen shumë kuota, ndërsa në fazën e tretë vetëm 3, ku pranimi të bëhetë sipas modelit meritë-preferencë. Propozimi i dytë konsiston në heqjen e kuotave të universiteteve private nga formulari i aplikimit. Gjithashtu Malaj ka kërkuar ngritjen e zyrave të këshillimit nëpër universitete, derisa të mbarojë procesi i aplikimit dhe regjistrimit të studentëve. Nga ana tjetër maturantët e kanë bërë të qartë që nuk do të tërhiqen nga protestat. E rradhës do të jetë ajo e 13 shtatorit, ndërsa vendi nuk është përcaktuar ende.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet