Lajm i mirë/ Greqia hap kufirin për shqiptarët pa asnjë kusht

Greqia konfirmoi hapjen e kufirit për të gjithë shtetasit shqiptarë pa asnjë lloj kushti. Zëdhënësi I qeverisë bëri të ditur se pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës do të happen në datë 1 korrik ( ditën e mërkurë).

Çdo shtetas shqiptar që dëshiron të udhëtojë drejt Greqisë për turizëm, vizita tek të afërmit dhe arsye të tjera mund të futet në vendin fqinjë pa asnjë lloj problemi.

Në total qeveria greke ka hapur 7 pika doganore, tokësore dhe detare, nga të cilët dy janë në Shqipëri. Lajmi i rëndësishëm vjen në një kohë që BE, dy dite me paëe konfirmoi hapjen e kufijve pa kushtëzim për qytetarët nga Serbia dhe Mali i Zi, vende që kane ideks jo të lartë të përhapjes së Covid-19.

Megjithatë BE-ja, bëri të ditur se vendet europiane mund të zgjedhin vetë të krijojnë marrëdhenie të kushtëzuara ose jo me shtete të ndryshme. Greqia eshte nje vend ku shqiptaret zgjedhin te pushojne ne shumice gjate muajve te veres, e ne kushtet e nje situate jo normale gjate ketij sezoni ku eshte e veshtire te shkosh ne Turqi e vende te tjera europiane, shanset qe te zgjedhin Greqine jane edhe me te medha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet