Lajm i mirë, të rinjtë po braktisin rrjetet sociale

Sipas studimit të lindurit pas vitit 1994 po mbyllin FB, Twitter, Instagram

Një lajm i mirë vjen për të prindrit e të rinjëve që kanë lindur pas vitit 1994. Sipas një studimi të lindurit e këtij viti janë duke braktisur rrjetet sociale, të cilat kohët e fundit janë bërë një shqetësim në të gjithë botën, sepse të rinjtë kanë braktisur librin dhe po shkojnë drejt ekranit të telefonit e kompjuterit. Por kjo situatë duket se po merrë një kthesë për mirë. Të rinjtë po kalojnë më pak kohë nëpër rrjetet sociale.

Sipas Origin, një kompani marketingu me bazë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Facebook-u, Twitter-i dhe Instagram-i po shohin se si të lindurit pas vitit 1994 po çregjistrohen gjithmonë e më shumë prej tyre. Ndërsa, ata që nuk çregjistrohen, kalojnë më pak kohë në to.

I vetmi rrjet social që po i shpëton këtij trendi rënës është Snapchat-i. Sipas studimit të Origin, të rinjtë po lënë pas dore rrjetet sociale sepse mendojnë se janë humbje kohe dhe se këto rrjete po i bëjnë që të mendojnë negativisht.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet