Lamtumirë dëshmitarit të fundit të ditës së Pavarësisë Shqiptare

Ibrahim Bajram Metalia, 104, ndërroi jetë sot. Ai kishte moshën e shtetit shqiptar

Ndërroi jetë në moshën 104 vjeçare, Ibrahim Bajram Metalia, dëshmitari i fundit i 28 Nentorit të vitit 1912të. Burri u lind më datë 15 Maj 1912 dhe u rrit në Dragobi të Tropojës. Ai përjetoi periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit. Ibrahimi kaloi kalvarin e vuajtjeve nëpër kampet e internimit nën rregjimin komunist, në fillim në Savër të Lushnjës, e më pas në Mamurras. Por ai arriti të gëzojë dhe 25 vitet e demokracisë dhe la pas tre breza tjerë, fëmijë, nipa, mbesa dhe stërmbesa. Kjo foto me simbolin e flamurit shqiptar është bërë pak kohë para vdekjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet