Lamtumirë korrupsionit në zyrat e gjendjes civile!

Pas vendimit të fundit të qeverisë shqiptare, qytetarët shqiptarë për çertifikatat personale apo familjare mund t'i drejtohen insitucioneve shtetërore. Mjafton që për këtë të kenë autorizimin e qytetarit që kërkon shërbimin. Sot atë mund ta printosh direkt, në mënyrë elektronike, në institucionin që ofron shërbimin. Vendimi kërkon që të gjitha institucionet shtetërore të kenë akses në bazën e të dhënave të Gjendjes Civile. Kurse për të garantuar autenticitetin, dokumenti do të jetë i pajisur me një vulë elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të GJC.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet