Largimi i biznesmenit amerikan, politika thirrje për reflektim

Shqipërisë i ikën $450 milionë investim dhe kjo për shkakun se bandat drejtojnë vendin. Kështu e ka komentuar kreu i opozitës Lulzim Basha deklaratën e kompanisë ''Omnix Albnia'' e cila njoftoi sot se tërhiqte të gjitha investimet nga Shqipëria. Vendimi erdhi 10 ditë pas dhunës së investitorit amerikan në Rinas. "I ikën Shqipërisë 450 milionë dollarë investim. I zhduken 1,200 vende pune. I humb një shans i madh për të pasur një investim turistik ndër më seriozët në Ballkan që do të ndikonte çdo vit për mirë në ekonominë kombëtare. Edi Rama heshti më 10 Shtator kur u dhunua barbarisht investitori i huaj në mes të ditës në aksin kombëtar Rinas - Tiranë. Duke heshtur, ai u rreshtua me krimin dhe banditët" tha ai.

Basha i bëri thirrje kompanisë që të rishohë vendimin e saj. "Partia Demokratike dhe unë, i bëjmë thirrje kompanisë Omnix që të rishikojë vendimin e saj. Shqipëria ka shumë nevojë për investime. Investitorët kanë nevojë për siguri" tha Basha.

Pas kësaj deklarate ka reaguar dhe ministrja e Zhvillimit ekonomik e cila ka vizituar në ambientet e spitalit biznesmenin libanez Faad Mitri. Ajo i ka premtuar mbrojtje 24 orë nga strukturat e policisë së shtetit. Projekti turistik i cili pritej të ndërtohej në Gjirin e Lalëzit parashikonte ndërtimin e një hoteli me 5 yje, dhe punesimin e 1200 personave deri në vitin 2018.

Sipërmarrësi libanez u dhunua më 10 Shtator. Njeri prej të dyshurave është arrestuar dhe dy të tjerë janë në kerkim por prokuroria deri tani nuk ka prova. Mendohet se dhuna ndaj tij është ushtruar për shkaqe pronësie.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet