Largohet Besa Shahini/ Zëvendësohet nga Evis Kushi

Besa Shahini largohet nga posti i ministres së Arsimit. Drejtimin e kësaj ministrie do ta marrë deputetja socialiste, Evis Kushi. Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama në takimin e lamtumirës me Shahinin në zyrën e tij.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shprehu keqardhje për largimin e Shahinit nga posti i ministres së Arsimit, duke thënë se ndihet i nderuar që ka qenë bashkëpunëtorja e tij.

Nga ana tjetër, Besa Shahini theksoi se është e lumtur që arriti të jepte kontributin e saj në Shqipëri. “Pata nderin që kam kontruibuar për Shqiipërinë. Jam i nderuar që Shahini ishte bashkëpunëtorja ime. Duhet parë sit ë bëjmë arsimin më cilësor. ne kemi tejakaluar sfida me rëndësi të tilla sii tërmeti apo pandemia e koronavirusit.

E doja Shqipërinë nga jashtë, ndërsa kur punova me mësuesit, e dua edhe më shumë. Mburrem me punën që kam bërë për arsimin e Shqipërisë. Politika nuk duhet që të përçajë kombin shqiptar. Jam e e angazhuar për një të majtë moderne.”

Evis Kushi është deputete e Elbasanit, pedagoge dhe ish-drejtuese e fakultetit Ekonomik në këtë qytet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet