Largohet nga drejtësia Kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha

Pas shkarkimit nga detyra të kryetares së Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon një tjetër gjyqtar nga detyra. Ai është kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha. Vjerdha është nga dy gjyqtarët që votuan pjesërisht kundër ndryshimit të vendimit për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të njoftonte të mërkurën vendimin e për Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha por u shty për sot për shkak se KPK rihapi hetimet për gjyqtarin. Denoncimet mbi uljen e dënimit të një çifti të akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha dhe pafajësia për dy zyrtarë të akuzuar për shpërdorim detyre, u dukën si problemet kryesore me të cilat u përball gjatë seancës dëgjimore Vjerdha. Seanca dëgjimore ndaj Vjerdhës u kryesua nga Olsi Komici, anëtare Pamela Qirko dhe relator Lulzim Hamitaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet