Largohet nga sistemi i drejtësisë Kryeprokurori i Apelit të Durrësit Ferdinand Elezi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Ferdinand Elezi.

Prokurori nuk ka kaluar kështu vettingun, pasi nuk ka rezultuar i pastër. Elezi është drejtues i Prokurorisë së Apelit në Durrës.

Ferdinand Elezi është diplomuar jurist në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1996. Ai ka kryer gjithashtu Master të Nivelit të Dytë si dhe ka përfunduar studimet Doktorale në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2012.

Elezi e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Kavajës në vitin 1999, ndërsa gjatë viteve 2003-2005 ka drejtuar Prokurorinë e Rrethit Durrës. Në vitin 2005 ai është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2006.

Përgjatë viteve 2006-2013, Elezi ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit të Durrësit. Prej vitit 2013 ai mban postin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës.

Ferdinand Elezi ishte një ndër kandidaturat e garës për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, e cila u mbyll me zgjedhjen e Arta Markut në dhjetor të vitit 2017.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet