Lëkundje me magnitudë 5,1

Lëkundje të forta tërmeti, u ndjenë para disa minutash. Sizmiologët thonë se lëkundjet kishin një magnitudë 5,1. Epiqendra, 55 km në veri të Tiranës, në 20 km thellësi. Lëkundjet e forta që kanë shkaktuar panik tek qytetarët, janë ndier në kryeqytet dhe disa qytetet të tjera të vendit si në Elbasan, Krujë, Laç, Bulqizë, Lezhë, Durrës, Shkodër, Kukës etj. Lëkundjet e tërmetit janë ndier deri në Shqipërinë e Mesme dhe përtej kufijve, në Kosovë, Mal të Zi e Serbi. Kryetari i Bashkisë Mirditë, Ndrec Deda thotë se ka komunikuar me banorët e administratorin e njësisë Kurbnesh, dhe konfirmohet se nuk ka të lënduar në njerëz. Nga tërmeti 5.2 ballë është dëmtuar një banesë në fshatin Bardhaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet