Leyla Moses-Ones: Shqipëria ka përgjegjësi për vazhdimin e reformave, janë shumë të rëndësishme për t’u anëtarësuar në BE''

Shqipëria është duke ecur në rrugën e duhur dhe kjo duhet të vazhdojë ndërsa reforma në Drejtësi do të sjellë një sistem të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë. E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Leyla Moses-Ones, duke folur në një event të mbajtur në Tiranë me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO theksoi se: “Shqipëria ka përgjegjësi për vazhdimin e reformave, që janë aq shumë të rëndësishme për t’u anëtarësuar në BE. “Progresi duhet të vazhdojë në termat e rregullit ligjor, kundër krimit, korrupsionit duke krijuar një ekonomi në temat e lirisë dhe barazisë. Shqipëria është duke ecur në rrugën e duhur dhe kjo duhet të vazhdojë. Reforma në Drejtësi për shembull po vazhdon dhe do ta bëjë Shqipërinë me një sistem të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë. Ne kemi një mesazh për të gjithë ata që duan të ndikojnë negativisht në zbatimin e reformës në drejtësi, ju e keni gabim”, tha ajo. Ndërsa duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, Moses-Ones theksoi se, “roli i Shqipërisë në NATO rritet së bashku me përgjegjësinë e saj për të bërë përparim të vazhdueshëm në reformat demokratike. Këto reforma janë themelore për vlerat që mbron aleanca dhe janë thelbësore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Përparimi duhet të vazhdojë për të përmirësuar zbatimin e ligjit, çrrënjosjen e korrupsionit e krimit të organizuar dhe krijimit të një ekonomie të fortë, që është e lirë dhe e barabartë për cilindo”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet