Lezhë, flakët mund të ishin parandaluar

Specialisti i emergjencave civile në prefekturën e Lezhës Ndrek Mhillaj thotë se institucionet vendore duhet të kishin reaguar më shpejt për të shmangur përhapjen e flakëve në një territor të gjerë në malin e Shëngjinit.

Zjarret i shkaktuan këtë verë shumë dëme Lezhës.

Vetëm në gusht u regjistruan 41 vatra duke shkrumbuar 70 ha me pyje dhe shkurre.

Humbja më e madhe ishte kurora e gjelbër e malit të Shëngjinit.

Specialisti i emergjencave civile në prefekturën e Lezhës Ndrek Mhillaj thotë se institucionet vendore duhet të kishin reaguar më shpejtë në disa raste zjarri.

Mhillaj thotë se zjarret janë të qëllimshme ose si pasojë e papërgjegjshmërisë pasi ato janë shfaqur gjatë natës kur edhe temperaturat janë edhe më të ulta.

Zjarri në Malin e Shëngjinit u bë i mundur vetëm pas reshjeve të shiut pasi as zjarrfikëset dhe as ushtria nuk arritën të vinin nën kontroll flakët.

Pas kalimit të situatës emergjente nga zjarret do të shihet mundësia e ndërhyrjes për rehabilitimin e malit të Shëngjinit i cili është përfshirë nga flakët për katër vite me radhë. /abc news/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet