Ligji i ri i trashëgimisë kulturore shqetëson koleksionistët

Sipas projektligjit të ri për trashëgiminë kulturore çdo objekt 50 deri në 75 vjeçar do të cilësohet si trashëgimi kulturore. Kjo gjë i ka shqetësuar jo pak koleksionistët të cilët mendojnë se ky arsyetim nuk është i logjikshëm. Jo çdo objekt mund të cilësohet objekt kulturor i trashëguar. Ky term ka në vetëvete specifika dhe kategorizime të veçanta dhe padyshim nuk mund të përfshijë çdo lloj ndërtese sado e vjetër të jetë ajo. Edhe trashëgimtarët janë shprehur kundër këtij projektligji pasi edhe sipas tyre trashëgimia kulturore nuk mund të perfshijë çdo lloj objekti, pasi do të ishte e padrejtë që objekte me rëndësi të lartë kulturore të përfshihen në të njëjtin grupim me godina të thjeshta. Kundërshtimi i erdhi gjatë prezantimit të projektligjit për trashëgiminë kulturore. Sipas koleksionistëve dhe trashëgimtarëve ligji i ri ka mangësi të mëdha fillimisht në mospërcaktimin e llojit të godinës. Nuk përcaktohen në projektligj se cilat godina kanë të drejtë të njihen si objekte të trashëgimisë kulturore. Fabrikat dhe godinat industriale nuk mund të kenë të njëjtin vlerësim me objektet fetare apo kulturore të vendit tonë. E vetmja e mirë e këtij ligji sipas palëve që e kundërshtojnë është mirmbajtja që do ti bëhet objekteve të cilësuara si objekte kulturore të trashëgimisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet