Ligji për kamerat, vetëm në zonat me rrezikshmëri të lartë

Partia socialiste është tërhequr për ligjin e kamerave në ambientet publike, pas presionit të LSIsë. Kjo e fundit e kundërshtoi këtë ligj, i cili u rikthye edhe nga presidenti Nishani ën Kuvend në muajin prill. Që prej kësaj date dekreti i presidentit ka mbetur në Kuvend, për shkak se kërkon 71 vota për miratim. Ditën e djeshme ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri së bashku me deputetin Pirro Lutaj, kryetarin e Komisionit të sigurisë, Spartak brahon dhe kreun e grupit të LSIsë, Petrit Vasilin, zhvilluan një takim pa media. Në përfundim të takimit është vendosur që ligji të riformulohet. Në formulimin e ri, kamera do të vendosin vetëm ato biznese, të cilat sipas analizës së policisë rezultojnë se kanë rrezikshmëri të lartë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet