Liqeni i Pogradecit pushtohet nga çadrat private, pushuesit ankohen për pastërtinë

Bregdeti i Pogradecit këtë vit është i gjithi i pushtuar nga shezlonget dhe çadrat private. Në këtë mënyrë, pushuesit të cilët nuk kanë mundësi financiare të paguajnë, nuk kanë mundësi të pushojnë në plazhin publik. Ditët e fundit, me rritjen e temperaturave, në qytet është shtuar së tepërmi numri i turistëve. Mungesa e plazheve publike ka sjellë shqetësim tek banorët e zonës, të cilët nuk kanë mundësi të shijojnë ujin dhe rërën, pavarësisht se liqenin e kanë te dera e shtëpisë.

Ndërkohë pushuesit qëkanë vizituar këtë vit Pogradecin, shprehen të pakënaqur përsa i përket pastërtisë së breg por edhe ujit të liqenit. Ata i kanë bërë thirrje bashkisë, që të ndërhyjë për normalizimin e situatës. Nga ana tjetër, Bashkia ia hedh të gjithë përgjegjësinë për këtë situatë firmës së pastrimit, e cila nuk ka marrë masat e duhura për këtë sezon, në mënyrë që pushuesit të kënaqen me cilësinë e plazhit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet