Në foto protestues që provokojnë dhunë

Lleshaj viziton policët e plagosur: dhuna nuk është rruga

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar te spitali i Traumës pak më parë, policët e lënduar gjatë protestës së opozitës. Sipas ministrit Lleshaj, janë dhjetë oficerë policie të lënduar dhe tre qytetarë.

“Të gjithë të lënduarit janë plagosur me mjete piroteknike. Policia meriton notën dhjetë për sjelljen e saj. Përpjekja për të destabilizuar dhe krijuar dhunë është e pa shpresë. Policia është e vendosur që dhuna të marrë fund”, tha Lleshaj

“I bëj të qartë Bashës, i cili ka llogari të errëta, personi që ka vrarë 4 protestues, dhjetëra të plagosur dhe sot prodhon 10 policë të plagosur dhe 3 qytetarë, dua ti them që dhuna nuk është rruga. I bëj thirrje qytetarëve të kuptojnë qartë se dhunë nuk është opozicion dhe të distancohet nga ky grup. Qytetarët të gjithë janë plagosur me mjete prioteknike”, u shpreh Lleshaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet