Lleshaj: Interesimi i lartë i të rinjve, dëshmi e besimit te Policia e Shtetit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me 36 të rinj e të reja që mbaruan kursin e parë për oficerë policie kriminale me rezultate të larta.

Ministri Lleshaj vlerësoi të rinjtë për motivimin dhe vullnetin për t’i shërbyer atdheut, përmes integritetit të lartë dhe profesionalizmit të shtuar në katedrat e Fakultetit të Hetimit të Krimit, në Akademinë e Sigurisë. Ai tha se interesimi i lartë i të rinjve pas çdo thirrje tregon besueshmërinë ndaj institucionit të Policisë së Shtetit.

“Një javë para se rreth 30 të rinj e të reja, të nisnin Kursin e dytë për Oficerë të Policisë Kriminale, u diplomua grupi me 36 vetë që mbaroi Kursin e parë me rezultate të larta”-, thekson Lleshaj.

“Ata i bashkohen trupës, në ripërtëritje të Policisë së Shtetit, për të rritur kapacitetet hetimore dhe forcën goditëse kundër paligjshmërisë në tërësi dhe krimit të organizuar në veçanti”-, shtoi Lleshaj.

“Bisedova me oficerët, pjesë e Gjeneratës së re të Policisë, dhe ajo që më ra në sy, ishte motivimi dhe vullneti për t’i shërbyer atdheut, përmes integritetit të lartë dhe profesionalizmit të shtuar në katedrat e Fakultetit të Hetimit të Krimit, në Akademinë e Sigurisë”-, vijon Lleshaj.

“Interesi i lartë i të rinjve në çdo thirrje publike që Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë bërë, dëshmon se trupa policore mbetet një ndër institucionet më të besuara në vend. E kur çdo punonjës zotëron cilësi të larta profesionale e integritet personal, edhe organizata që përfaqësojnë bëhet më dinamike dhe e motivuar”-thekson Lleshaj.

“Reforma në Drejtësi, që sot është në fazën finale, mund të japë rezultatet që presin të gjithë, vetëm kur Policia e Shtetit dhe agjencitë ligj zbatuese, t’i përgjigjen cilësisht luftës kundër krimit ekonomik dhe financiar, pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik”-, përfundoi Lleshaj. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Sulejman Kasemi   e Martë 5 Nëntor, 2019

    Po e vertet kjo qe thua po pse nuk thua ate tjetren se atje ku ti drejton ata pasurohen ne shume pak kohe dhe kjo dihet si buka qe hame po ti shiko se po te vrasin prokuroret dhe rruget qe po shtrohen me gjak ne vend te asfaltit o qenushi koni i edi droges