Financat e bashkive. Qeveria shqiptare dhe PNUD firmosin marëveshjen

Bashkitë e vendit do të kenë asistencën e organizatës për të rritur efiçensën dhe ulur nivelin e korrupsionit

TIRANË - Duke parë kushtet e dobëta dhe nivelin jo të lartë të menaxhimit të fondeve të pushtetit lokal, Qeveria shqiptare dhe PNUD nënshkruan marrëveshjen e asistencës teknike për 61 bashkitë e reja. “Projekti do t’u mundësojë kryebashkiakëve të rinj një informacion shterues lidhur me gjendjen e financave të njësive të reja administrative, por dhe një dije të re mbi mënyrën se si në të ardhmen duhet të mbahen librat e llogarive dhe se si duhet punuar me to" tha Rama. Qëllimi është minimizimi i humbjeve për të rritur të ardhurat e bashkive. Kreu i ekzekutivit tha se është i angazhuar për të punuar në një reformë reale decentralizimi. Auditi i njësive vendore do të jetë një instrument për të luftuar korrupsionin në nivelin e qeverisjes vendore, kjo e parë në atë të domosdoshmërisë për ndëshkim dhe të domosdoshmërisë për modernizim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet