MAS: maturantët me mestare nën 6 nuk do të pranohen në universitete

Ministria e arsimit pritet të nxjerrë një udhëzim të ri për maturanët, të cilët në listat e universiteteve duhet të përfshijnë edhe ato private. Nëse maturantët nuk fitojnë asnjë degë në universitetet publike, nuk do të pranohen në asnjë nga universitetet private nëse nuk kanë aplikuar më parë. Në ndryshimet e reja përfshihet edhe vendosja e një note dysheme, si kriter hyrës për të aplikuar. Nëse kandidatët kanë një mestare poshtë notës 6 nuk do të lejohet të plotësojnë formularin. Gjithashtu asnjë maturant nuk do të ketë mundësi të regjistrohet në një degë të caktuar nëse nuk përmbush kriteret për të ndjekur atë drejtim. Sistemi i aplikimeve do të jetë i hapur deri në fund të muajit korrik, ndërsa në javën e parë të gushtit secili maturant që ka plotësuar formularin e parë, do të plotësojë atë të aplikimit për në universitet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet