MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Anuloni të gjitha udhëtimet e planifikuara

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje sot qytetarëve shqiptarë që të anulojnë të gjitha udhëtimet e planifikuara, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme.

“Me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe evitimin e riskut të lartë të infektimit është e rëndësishme që të qëndrojmë në shtëpi. Të gjitha udhëtimet e planifikuara prej jush duhet të anulohen, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme për ju apo familjarët tuaj”, thekson MEPJ në një njoftim për shtyp.

“Një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit. Një numër vendesh kanë ndaluar dhe kalimin transit përmes aeroporteve të tyre”, shton MEPJ.

“Prenotimet për biletat mund t’i bëni vetë on-line ose familjarët tuaj nga Shqipëria, patjetër me destinacion aeroportin e Rinasit dhe menjëherë pa humbur kohë”, shton MEPJ

MEPJ thekson se, “për shkak të gjendjes së karantinës, vendet fqinje kanë ndaluar qarkullimin e të huajve në territorin e tyre”.“Për të gjitha shërbimet konsullore të nevojshme apo të emergjencës do të aplikoni, pa u paraqitur në ambasadë, në platformën e shërbimeve konsullore online. Për çdo informacion tjetër të nevojshëm, kontaktoni pa hezitim me Përfaqësitë Shqiptare të vendit ku ndodheni”, përfundon MEPJ.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet