Macovei apel për dialog politik mes opozitës dhe mazhorancës, kusht për integrimin

Nën drejtimin e kryetares së delegacionit të PE, Monica Macovei dhe kryetarit të delegacionit shqiptar, Taulant Balla, është mbajtur sesioni i parë i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE Shqipëri. Gjatë fjalës së saj kryetarja Macovei vuri theksin në disa pika kryesore që duhet të përmbushë vendi për të qenë pjesë e BE. Fillimisht ajo u shpreh se nuk është mirë që partitë në parlament të luftojnë gjatë gjithë kohës. Ndaj ajo apeloi për një bashkim dhe një dialog politik mes opozitës dhe mazhorancës.

“Parlamenti Europian është shumë mbështetës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Partitë politike duhet të jenë bashkë në përpjekjet për integrim. Dialogu politik është vital për këtë. Është momenti që ju duhet të bashkoheni. Të shpresojmë që takimi i sotëm dhe nesër, do jetë një hap konstruktiv. Ne kemi dëgjuar nga Komisioni Europian që Shqipëria është në udhën e mbarë në përpjekjet e saj për reformat dhe shpresojmë që të kemi rezultate të prekshme. Nuk është mirë që partitë në Parlament gjatë gjithë kohës të luftojnë. Ne mirëpresim prezencën e të dy anëve dhe të kemi rekomandime të popullit shqiptar”.

Së dyti, MAcovei tha se elementi kyç i integrimit shtë reforma në drejtësi. Po jo vetëm miratimi i saj por gjithashtu zbatimi, pasi sipas saj ka ende vende të cilat e kanë miratuar po jo zbatuar. Ajo theksoi se fokusi i reformës është që të pastrojë shumicën e të korruptuarve nga drejtësia dhe jo të gjithë sistemin. Në mënyrë të nënkuptuar ajo akuzoi edhe ish prokurorin që u dorëhoq si një prove e “frikës” ndaj kësaj reforme.

“Reforma në drejtësi ka progres pasi ka rezultate vlerësuese. Edhe vetë fakti që disa gjyqtarë dhe prokurorë janë dorëhequr është një provë e reformës. Kryesorja është të pastrojmë gjyqësorin. Vendi ka nevojë që të ketë një sistem gjyqësor cilësor. Rezultati nuk do të jetë perfekt. Nuk do të jenë engjëj të gjithë personat në gjyqësor, por kjo do të jetë një shkëputje nga korrupsioni. Duam të shohim rezultate të prekshme. Koha e miratimit të ligjeve ka kaluar. Ju duhet të filloni zbatimin”.

Deputetët e opozitës ngritën si shqetësim çështjen Tahiri, për të cilin Vlautin garatoi se është duke u monitoruar nga BE Githashtu anëtarët e opozitës përmendën edhe kanabizimin e venditsi një ndër problemet më të mëdha, ndërsa për përfaqësueset e BE shqipëria ka bërë progres. Ashtu si kryetarja e delegacionit të PE, Monica Macovei edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin deklaroi dje në Komitetin e Stabilizim Asociimit se BE është e kënaqur me ecurinë e deritanishme të vetingut dhe punën e qeverisë por nuk nguruan ti bëjnë thirrje opozitës për bashkim me mazhorancën.

“Qeveria ka peshën që të bëj opozitën të jetë më aktive. Opozita të marrë përgjegjësitë e saj. BE e kënaqur me ecurinë e vetingut. Dorëheqja e fundit në procesin e vetingut ishte një sinjal pozitiv. Të bëheni një dhe të bëni një aleancë të fortë kundër gjithë padrejtësive dhe krimeve. Ky vend duhet të bëjë përpjekje, të ketë ritme të qëndrueshme nëpërmjet reformave. Për sa i përket rezultateve të procesit, duhet të presim raportin përfundimtar. Hapja e diskutimeve për pranim nuk është dhuratë, është përshpejtim përpjekjesh.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet