Manjani shkarkon nga detyra kreun e Hipotekës së Gjirokastrës

Ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka shkarkuar nga detyra Florian Hysin, kreun e Hipotekës së Gjirokastrës. Shkarkimi erdhi si pasojë e mos përmbushjes së detyrës së ngarkuar, nga ligji i ndryshuar për regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Shkeljet e konstatuara nga Manjani janë mosrespektimi i afateve për trajtimin dhe dhënien e shërbimit të kërkuar nga qytetarët, mungesë e theksuar në administrimin e funksionit publik, performancë e ulët gjatë ushtrimit të detyrës. Ministri në këtë mënyrë, ka konfirmuar premtimin e tij për të mos toleruar asnjë rast të keqtrajtimit të qytetarëve nga administrata publike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet