Marku: rihapni dosjet e pezulluara

Marku: rihapni dosjet e pezulluara

Pas qytetit të Shkodrës, kryeprokurorja Arta Marku zhvilloi një takim me prokurorët e qytetit të Elbasanit. Gjatë vizitës së saj u inagurua edhe godina e re e kësaj prokurorie. Fokusi i këtij takimi ishte analiza vjetore e prokurorisë. Tashmë qyteti i Elbasanit njihet si një pikë e nxehtë e grupeve kriminale. Gjatë këtij takimi, një ndër porositë kryqesore që Marku u dha vartësve të saj, ishte rihapja e dosjeve të pezulluara dhe në një analizë të përbashkët me policinë të bëhet një rivlerësim. “Elbasani rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuar, moderuar dhe prezente në jetën publike të qytetit duke investuar në tregun privat dhe punët publike. Duhet të hetohen në një mënyre më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminale me pasuri të dukshme ardhur në mënyre të paligjshme”, është shprehur Marku në takimin me dyer të mbyllura. Pas takimit në qytetin e Shkodrës dhe tashmë edhe të Elbasanit, Marku do të vijojë takimet në prokuroritë e të gjithë vendit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet