
Marrëveshja me detin, protestat 'transferohen në Korçë'
Përfaqësues të shoqërisë: Deti Jon është i joni
Përfaqësues të shoqërisë civile kanë vijuar protestat për cështjen e detit në qytetin e serenatave. "Deti jon është i joni" shkruhej në një nga pankaratat që të rinjtë mbanin në dorë. Prej ditësh shoqëria civile vijon protestat nëpër qytete duke bërë thirrje për transparencë të negociatave me shtetin fqinj. Kjo cështje shumë e debatuar së fundmi ende nuk ka një përgjigje konkrete. Ende presidenti Ilir Meta ende nuk ka dhënë plotfuqishmërinë ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për vijimin e negociatave me Greqinë. Madje Bushati ka derguar edhe listen me emrat e negociatoreve per kete ceshtje.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet