LGBTI në kërkim të drejtave dhe ligjërimit të familjes

Përfaqësuesit e komunitetit LGBTI kanë pedaluar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” , në orët e para të ditës së sotme, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre nga shoqëria dhe nga politika. Komunitetin e LGBTI e ka shoqëruar në këtë pedalim edhe ambasadori amerikan Donad Lu si dhe Avokati i Popullit Igli Totozani. “Ne si qyetar të këtij vendi na vjen turp që nuk ka asnjë përfaqësues të qeverisë dhe politikës shqiptare, po vetëm miq të komuniteti ndërkombëtar”, tha Kristi Pinderi, përfaqësues i komunitetit LGBTI.

“Ka shumë persona nga komuniteti që akoma nuk kanë guximin të dalin hapur e të pedalojnë këtu me ne për shkak të diskriminimit. Ne sot do pedalojmë për gjithë të rinjtë e të rejat që diskriminohen çdo ditë në shkolla, dhe për të gjithë ata persona LGBT që abuzohen nga familjet e tyre ”, u shpreh Xheni Karaj përfaqësuese e komunitetit LGBTI. Në këtë të shtunë me shi në pedalimin e tyre, komuniteti LGBTI në Tiranë është mbështetur nga përfaqësues të ambasadave të huaja dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë.

“Kam respekt të madh për guximtarët që luftojnë për të drejtat e njerëzve LGBTI”, tha ambasadori amerikan Donad Lu. Ndërsa Avokati i Popullit Totozani i ka bërë thirrje politikës të respektojë të drejtat e këtij komuniteti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet