Masat reja në burgje: izolohen profilet e larta të krimit të organizuar

Tani e tutje do të izolohen profilet e larta të krimit të organizuar brenda burgjeve. Kryeministri Rama nënvizoi mbështetjen për forcimin e luftës kundër kriminelëve që vuajnë dënimin brenda burgjeve, por që nga brenda burgjeve e kanë bërë rrugë që të orkestrojnë botën e krimit të organizuar. Kjo sipas tij, “nuk ndodh në Shqipëri për herë të parë, por nuk do të ndodhë më këtu për një kohë të gjatë, sepse do të zbatojmë një sërë masash të reja për kufizimin e veprimtarisë së profileve të larta të krimit të organizuar brenda burgjeve”. Kryeministri theksoi se do të bëhet kategorizimi i burgjeve në bazë të kritereve të rrezikshmërisë për të burgosurit, në dy institucione pilot.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet